KDI: Kuvendit i paorganizuar dhe me mungesë të kuorumit
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 02 August 2018
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror të vitit 2018, periudhë kjo e cila sipas KDI-së është karakterizuar me mungesa të theksuara të deputetëve në votim dhe mos-organizim të duhur të punimeve.
“Janë 20 nga gjithsej 27 seancat e mbajtura gjatë periudhës janar – korrik që kanë vazhduar punimet në ditë të tjera, për shkak të numrit të madh të pikave të rendit të ditës dhe mungesës së kuorumit. Kuvendi nuk ka qenë efikas në organizimin dhe menaxhimin e punimeve të tij”, thuhet në një komunikatë të KDI-së.
Po sipas KDI-së, thirrja e seancave të reja pa përfundimin e seancave paraprake ka ndikuar në grumbullim të pikave të papërfunduara të rendit të ditës, dhe në efikasitetin e punës së Kuvendit.
“Bazuar në Rregulloren e Punës, java plenare fillon në ditën e enjte për të vazhduar ditën pasuese në rast se seanca shtyhet. Kjo praktikë ka funksionuar mirë por është ndryshuar gjatë legjislaturës së V-të, dhe po e përcjellë edhe legjislaturën e VI-të. Caktimi i seancave plenare në kohën kur komisionet kanë paralajmëruar mbajtjen e takimeve të tyre ka shkaktuar mungesë kuorumi në të dy anët, edhe në seanca edhe në komisione. Në njërën anë, Kryesuesi i seancës shpeshherë është detyruar të ndërpres seancën ose ta shtyej votimin e ndonjë pike të caktuar për një ditë tjetër për mungesë të kuorumit. Ndërsa në anën tjetër, shumë prej takimeve të komisioneve janë anuluar në momentin e fundit për shkak që deputetët kanë qenë në seancë”, thuhet tutje në njoftim.
Karakteristikë e këtij sesioni të punës së Kuvendit, shton komunikata e KDI-së, është mungesa e theksuar e pjesëmarrjes në votim nga deputetët.
Kjo vlerësohet të ketë prodhuar ngecje në funksionin ligjvënës të Kuvendit duke limituar në masë të madhe numrin e projektligjeve të miratuara, përfshirë këtu edhe dështimin e ratifikimit të disa marrëveshje ndërkombëtare me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit.
“Vlen të theksohet se përmbushja e agjendës legjislative për 2018 deri tani është 22%”.
Madje, sipas KDI-së, mungesa e deputetëve në votim nuk përbën shqetësimin e vetëm, pasi që deputetët kanë munguar jo vetëm në seanca plenare, por edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Më poshtë keni komunikatën e plotë të KDI-së:
Sesioni pranveror i punës së Kuvendit: i paorganizuar dhe me mungesë të kuorumit
Prishtinë, 2 gusht 2018
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror të vitit 2018, periudhë kjo e karakterizuar me mungesa të theksuara të deputetëve në votim dhe mos-organizim të duhur të punimeve.
Janë 20 nga gjithsej 27 seancat e mbajtura gjatë periudhës janar – korrik që kanë vazhduar punimet në ditë të tjera, për shkak të numrit të madh të pikave të rendit të ditës dhe mungesës së kuorumit. Kuvendi nuk ka qenë efikas në organizimin dhe menaxhimin e punimeve të tij.
Thirrja e seancave të reja pa përfundimin e seancave paraprake ka ndikuar në grumbullim të pikave të papërfunduara të rendit të ditës, dhe në efikasitetin e punës së Kuvendit.
Bazuar në Rregulloren e Punës, java plenare fillon në ditën e enjte për të vazhduar ditën pasuese në rast se seanca shtyhet. Kjo praktikë ka funksionuar mirë por është ndryshuar gjatë legjislaturës së V-të, dhe po e përcjellë edhe legjislaturën e VI-të. Caktimi i seancave plenare në kohën kur komisionet kanë paralajmëruar mbajtjen e takimeve të tyre ka shkaktuar mungesë kuorumi në të dy anët, edhe në seanca edhe në komisione. Në njërën anë, Kryesuesi i seancës shpeshherë është detyruar të ndërpres seancën ose ta shtyej votimin e ndonjë pike të caktuar për një ditë tjetër për mungesë të kuorumit. Ndërsa në anën tjetër, shumë prej takimeve të komisioneve janë anuluar në momentin e fundit për shkak që deputetët kanë qenë në seancë.
Karakteristikë e këtij sesioni të punës së Kuvendit është mungesa e theksuar e pjesëmarrjes në votim nga deputetët. Kjo ka prodhuar ngecje në funksionin ligjvënës të Kuvendit duke limituar në masë të madhe numrin e projektligjeve të miratuara, përfshirë këtu edhe dështimin e ratifikimit të disa marrëveshje ndërkombëtare me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit. Vlen të theksohet se përmbushja e agjendës legjislative për 2018 deri tani është 22%.
Mungesa e deputetëve në votim nuk përbën shqetësimin e vetëm. Deputetët kanë munguar jo vetëm në seanca plenare, por edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Deri në fund të qershorit janë evidentuar 660 mungesa, praktikë kjo që bie në kundërshtim me obligimet e deputetëve për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit.
KDI u bënë thirrje të gjitha subjekteve politike parlamentare që të trajtojnë dhe rregullojnë këtë çështje përmes Rregullores së Punës së Kuvendit, dhe deputetët që mungojnë në seanca, e sidomos në votim, të penalizohen. Mos pjesëmarrja në seanca dhe në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve. Për deputetët që nuk marrin pjesë në votim duhet të parashihen ndëshkime, jo vetëm me votë por edhe financiare.
Edhe pse me tre muaj vonesë, Kuvendi në këtë legjislaturë, për herë të parë e ka miratuar planin e punës për vitin 2018. Agjenda legjislative e Kuvendit është ndërtuar mbi planin legjislativ të Qeverisë dhe përfshin 135 projektligje, 22 nga të cilat janë bartur nga viti i kaluar. Në ndërkohë, agjendës legjislative i janë shtuar edhe 13 projektligje të tjera që më herët nuk kanë qenë të parapara, duke rritur numrin në 148 projektligje të planifikuara për shqyrtim këtë vit. Për sesionin pranveror Kuvendi ka arritur që të miratojë 33 ligje, ndërsa në komisionet parlamentare, në procedurë për shqyrtim janë edhe 55 projektligje (38%). 59 projektligje ose (40%) nuk janë përgatitur ende. Kuvendi ka vazhduar me praktikën e shqyrtimit të projektligjeve në procedurë të përshpejtuar, ku gjatë këtij sesioni, 11 nga ligjet e miratuara janë shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar.
Për dallim prej legjislaturës së V-të, kjo legjislaturë statistikisht qëndron më mirë në planin e saj mbikëqyrës. Vetëm gjatë sesionit pranveror janë parashtruar gjithsej 237 pyetje parlamentare. Grupi parlamentar më aktiv më pyetje është ai i LVV- së me 79 pyetje, pasuar nga LDK me 64 pyetje, PDK me 34 pyetje, PSD me 31 pyetje, AAK me 14, NISMA me 13 pyetje, pyetje, LS me 1 pyetje , 6+ me 1 pyetje, 1 pyetje nga deputeti pa grup parlamentar, Slobodan Petrovic. Përkundër numrave, 61 deputetë nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare.
Është evidentuar edhe rritje e numrit të interpelancave, gjithsej 12 interpelanca këtë sesion. Grupi parlamentar që ka inciuar më së shumti interpelanca është LDK me 7 interpelanca, ku tre prej tyre janë iniciuar bashkë me grupin parlamentar të VV-së, LVV ka inicuar gjithashtu 7 interpelanca duke përfshirë edhe tri që janë inciuar në bashkëpunim me grupin parlamentar të LDK-së, dhe PSD ka inciuar 1 interpelancë. 10 prej interpelancave të thirrura i janë drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, një interpleancë për ministren e Integrimeve Evropiane, znj.Dhurata Hoxha dhe një interpelancë për ministrin e Shëndetësisë, z.Uran Ismaili.
Megjithatë, përkundër numrit të madh të interpelancave, nuk është arritur ndonjë efekt konkret. Në shumicën e rasteve interpelancat janë zhvilluar shumë më vonë sesa koha e parashtrimit të kërkesës për interpelancë nga Grupet Parlamentare. Për më tepër, interpelancat zakonisht janë thirrur për çështje veçse të ngritura nga opinioni publik, pra, deputetët nuk u kanë paraprirë këtyre temave por kanë reaguar pas reagimit të opinionit publik.
Gjatë sesionit pranveror, komisionet parlamentare kanë ftuar për raportim 38 herë ministrat e kabinetit qeveritar. Komisionet që kanë qenë më aktiv në këtë drejtim janë komisione për nga aspekti i shqyrtimit të projektligjeve kanë qenë më pasive. Nga komisionet që kanë pasur më së shumti raportime të ministrave janë: Komisioni për Integrime Evropiane – 7 raportime; Komisoni per të Drejtat e Njeriut – 7 raportime; Komisioni për Arsim – 6 raportime; Komisioni për Punë të Jashtme – 4 raportime; Komisioni per Shendetesi – 4 raportime. Vlen të përmendet fakti se Kuvendi shpeshhere është shpërfillur nga ana e ekzekutivit, pasi që ky sesion është karakterizuar me pjesëmarrje shumë të vogël të kabinetit qeveritar në punimet e Kuvendit në seanca plenare.
Kuvendi ka stagnuar në monitorimin e zbatimit të ligjeve. Përgjatë sesionit pranveror të punës, Kuvendi ka miratuar vetëm një raport të monitorimit të zbatimit të ligjit. Një raport tjetër është miratuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, por i cili nuk është votuar në seancë, kurse në proces të mbikëqyrjes të zbatimit të ligjeve janë edhe 17 ligje të tjera nga komisionet parlamentare.
Në raport me transparencën financiare, Kuvendi ka shënuar regres duke mos publikuar asnjë raport financiar për shpenzimet e realizuara gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti. Ky kthim prapa në përmbushjen e transparencës dhe praktikave të mira të qeverisjes është i papranueshëm, sidomos duke u bazuar në faktin se në në vitet paraprake raportet mbi shpenzimet e Kuvendit janë publikuar në mënyrë periodike, çdo tre muaj.
Kuvendi në numra:
• Janë mbajtur gjithsej 27 seanca: 16 plenare, 8 të jashtëzakonshme dhe 3 solemne;
• Nga 244 pika të rendit të ditës, 42% kanë qenë projektligje, kurse 52% çështje tjera, si p.sh. interpelanca, debate parlamentare, shqyrtim te raporteve të agjencive të pavarura, përzgjedhje te anëtarëve të agjencive të pavarura;
• Janë realizuar gjithsej 260 mbledhje të komisioneve parlamentare. Komisionet më aktive ishin Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Komisioni për Arsim dhe Komisioni për Legjislacion. Dy komisionet me më së paku mbledhje ishin Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisioni për Integrime Evropiane.
• Janë realizuar gjithsej 18 dëgjime publike;
• Agjenda legjislative: 33 ligje të miratuara, 55 në procedurë, 59 në pritje;
• Komisioni për Legjislacion ka qenë komisioni më aktiv në trajtimin e ligjeve, gjithsej 18;
• Janë monitoruar dy ligje, njëri ende nuk është votuar në seancë. 17 të tjera në proces;
• Ministrat kanë raportuar 38 herë para komisioneve parlamentare. Komisioni për Integrime Evropiane dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut kanë pasur më së shumti raportime (7), ndjekur nga Komisioni për Arsim (6);
• Janë parashtruar gjithsej 237 pyetje parlamentare, më së shumti nga VV (79), LDK (64), PDK (34), PSD (31), AAK (14), Nisma (13), LS (1), 6+(1) dhe Slobodan Petrovic (1);
• 61 deputet nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare;
• Janë realizuar 12 interpelanca dhe 15 debate parlamentare;
• Gjithsej 660 mungesa të realizuara deri në fund të muajit Qershor. LDK 159 mungesa; PSD 103 mungesa; LS 99 mungesa; PDK 79 mungesa; AAK 64 mungesa; LVV 62 mungesa; NISMA 44 mungesa; 6+ 26 mungesa; Pa Grup 24 mungesa;
• Mesatarisht mungesa për deputet: LS 9.9; PSD 8.5; LDK 5.8; NPK 5.5; AAK 5.3; 6+ 4.3; PDK 3.4; VV 3.2.(sic)
Të tjera
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...