Lajme

Bushati: Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për rajonin

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 01 August 2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë , Ditmir Bushati, ka deklaruar se ka ardhur koha për Serbinë dhe Kosovën që të bëjnë lëshime më të dhimbshme dhe të arrijnë një marrëveshje reciprokisht të dobishme, e cila gjithashtu mund të jetë ligjërisht e detyrueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që shkëmbimet e territoreve mes Kosovës e Serbisë, sipas shefit të diplomacisë shqiptare, shkojnë kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Ndaj, sipas tij, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon.

Këto komente ministri i Jashtëm i Shqipërisë i ka bërë gjatë një interviste me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Wilson.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera