Presidenti Agim Ademi priti delegacionin e Federatës gjermane të futbollit
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 28 July 2018
Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu priti në selinë e FFK-së, krerët e Federatës së Futrbollit të Gjermanisë, nënkryetarin e parë z. Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër z. Rainer Milkoriet, të cilët po shoqëroheshin nga Fehmi Konxheli dhe z. Nexhat Shoshi përfaqësues të FFK-së për Gjermani, shkruan GazetaFokus.
Duke ju dëshiruar mirëseardhje presidenti Ademi tha: ”DFB ka qenë dora e parë që na u ka zgjatur për përkrahje dhe këtu kontribut të madh kanë dhënë bashkatdhetarët tanë zotërinjtë Fehmi Konxheli dhe Nexhat Shoshi të cilët na kanë ofruar me DFB-në, sikur që nuk e harrojmë mikun tonë z. Milkoreit që madje do të thosha që më mirë do të ishte në anën tonë, sepse ai është gjatë me neve dhe është pjesë e jona e duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ai është i nderuar edhe nga ne edhe nga shteti jonë.
Gjithsesi jemi të lumtur që Federata gjermane ka qenë gjithmonë afër nesh. Edhe ne tash si DFB-ja jemi pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Përkrahja e juaj ka qenë e madhe edhe për faktin se ne kudo e kemi përmendur se mikja e jonë është DFB-ja. Dhe për këtë nuk mund të mos e përmend kontributin e ish presidentit të ndjerë Fadil Vokrri që ka vënë kontaktet e para sikur që bashkë edhe me mua dhe sekretarin e përgjithshëm dhe KE që kemi qenë gjatë këtij bashkëpunimi. Neve mendojmë se na duhet edhe më tutje ndihma e juaj, këshillat e juaja dhe ne duam ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë ashtu sikur edhe deri me tash.
Na ka mbetur edhe nënshkrimi i një memorandumi të ri bashkëpunimi dhe zhvillimi i një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve e kjo do të ishte e mirëseardhur edhe për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani. Edhe njëherë ju falënderojë dhe na vjen keq që ndeshje e paraparë për sot për shkak të vdekjes së një atdhetari të madh nuk do të luhet, por jam i nderuar se vizita e juaj është vizita e parë e një federate prestigjioze prej kur jam zgjedhur president i FFK-së. Edhe njëherë mirë se keni ardhur në Kosovë dhe ju dëshiroj qëndrim të këndshëm”.
Duke u falënderuar për këtë mikpritje kaq të ngrohtë nënkryetari i parë DFB-s. Z. Rainer Koch, është shprehur:
”Me Kosovën kam disa momente të mira. Kur jam këtu nuk kam si të mos e kujtoj ish presidentin Vokrri i cili ishte një njeri i madh dhe unë pata rastin ta takoj në kongresin e FIFA-s më 13 maj 2016 e ku në atë kongres unë për herë të parë po e përfaqësoja DFB dhe me kujtohet mirë fjalimi i ish presidenti Vokrri por edhe kundërshtimi i kryetarit serb. Pastaj isha delegat i ndeshjes së parë si nikoqir kur Kosova luajti kundër Kroacisë në Shkodër. Dhe pash sa ishte e mundimshme të udhëtohet për atë ndeshje nga Kosova e unë shpresoj se tash e tutje këto ndeshje do të zhvillohen në Prishtinë. Po ashtu një moment tjetër është se isha delegat i ndeshjes që FC ”Prishtina” e zhvilloi në Mitrovicë. Unë këtu jam të përfaqësoj jo vetëm veten time por edhe DFB-në dhe ju siguroj se do të vazhdojmë bashkëpunimin me FFK-në në të gjitha fushat e sa i përket zhvillimit të një ndeshje, ju e dini se ka shumë federata dhe ndoshta është mundur ta zhvillojmë një ndeshje por shpresoj dhe do të dëshiroja që kur ta kemi shortin për kualifikimet e Euro 2020 në dhjetor të jemi në një grup me Kosovën dhe ta zhvillojmë një ndeshje kualifikuese në Kosovë dhe Gjermani. Pra ne jemi këtu për ta shprehur edhe njëherë gatishmërinë tonë për bashkëpunim dhe do të jemi gjithmonë në krah të FFK-së.
Pas takimit të përzemërt presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari i parë i DFB-s Rainer Koch, u prononcuan për media. Para mediave edhe një herë presidenti Ademi tha se e falënderojmë DFB dhe patëm një takim të përzemërt dhe të frytshëm për çka i falënderojë shumë nënkryetarët për këtë vizitë dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në projektet e reja në vazhdim.
Ndërkaq nënkryetari Koch tha:
”Erdha këtu që të demonstroj edhe një herë bashkëpunimin ndërmjet federatave edhe pse e kam të vështirë pasi që FFK-ja, UEFA, FIFA dhe miqtë si ne kemi humbur një njeri siç ishte Faadil Vokrri. Arsyeja pse jemi këtu është edhe të bëjmë homazhe te varri i ish presidentit Vokrri, legjendës së futbollit, i cili ka lënë përshtypje dhe ka dhënë kontribut në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA dhe unë besoj se edhe kryetari i ri FFK-s z. Agim Ademi me sukses do të vazhdojë bashkëpunimin i cili ishte gjatë gjithë kohës në proces. Po ashtu jemi këtu ta përgëzojmë presidentin e ri për stadiumin e ri. Unë jam delegat i FIFA-s dhe kam qenë në Shkodër në ndeshjen Kosova-Kroacia dhe e di me çfarë vështirësish kanë ardhur njerëzit atje andaj me gëzon fakti se Kosova tash do ta ketë një stadium kur do t’i zhvillojë ndeshjet siç është stadiumi i Prishtinës. Përveç që urova presidentin e ri unë kisha pasur dëshirë që të kemi një ndeshje kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë ku do të takoheshin miqtë më të mëdhenj.
Delegacioni DFB-së bëri homazhe dhe vuri lule të freskëta mbi varrin e ish presidentit Vokrri, të shoqëruar nga presidenti Ademi dhe anëtarët e KE, të cilët më pastaj vizituan edhe stadiumin “Fadil Vokrri”. Nesër delegacioni të DFB-s do ta vizitojë Prizrenin dhe do të takojë edhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...