Lajme

Presioni mbi opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 28 July 2018

Kuvendi i Kosovës është kthyer në institucion jofunksional prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po e bojkotojnë votimin e projektligjeve që dërgohen në këtë institucion.

Ndryshimi i vetëm në mes dy partive opozitare është se LVV-ja ka shfaq shenja “mirëkuptimi” për marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Strategjia e bojkotit ka bërë që shumë projektligje të mos votohen dhe jo vetëm për shkak të përmbajtjes së tyre, por edhe për mungesë të kuorumit . Madje, ndryshe nga praktikat e dikurshme të “rebelimit” të opozitës kur deputetët e saj mungonin në seancë, tash ata konfirmojnë ardhjen në seancë, bëhen pjesë e diskutimeve, por bojkotojnë të bëhen pjesë e votimit – qoftë edhe me votën kundër.

-Advertisement-

“Inatet” politike, sidomos të LDK-së, nga analistët cilësohen si veprime demokratike, por në raport me detyrimet ndërkombëtare, sipas tyre ato janë të rrezikshme dhe me pasoja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera