Lajme

Maqedonia me pagë minimale 195 euro

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 24 July 2018

Paga mesatare u rrit në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa paga minimale dha presionin më të lartë në rritjen e pagës mesatare, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovskja në një intervistë me për “Makfax”.

“Duke ngritur pagën minimale në 12 mijë denarë (195 euro), të gjitha pagat në vendin tonë janë rritur”, thotë Carovska.

Në pyetjen nëse dhe sa e ndjenjë qytetarët rritjen, ajo tha se në vitin e kaluar 2017 qytetarë kanë marr 8.000 denarë, sot pranojnë 12.000 denarë, çka është një e treta më shumë dhe kjo do të thotë se qytetarët e ndjenjë ndryshimin në cilësinë e jetesës.

-Advertisement-

Ministrja tregohet e sinqertë në pritjet se për arritjen e pagës mesatare nga 30.000 denarë, duhen ende politika çka do ta rritnin pagën dhe çka do ta përmirësonin jetën e qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera