Rozë

Audio-skandal, Trump i “kapur mat”. Paguan modelen e Playboy

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 23 July 2018

Ish-avokati i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka regjistruar klientin e tij duke diskutuar pagesat për një ish modele të Playboy.

Mediat amerikane raportojnë se Michael Cohen ka video të Trump dhe kasetat janë zbuluar gjatë një aksioni të FBI mbi pronën e tij në Nju Jork. New York Times raporton se gjatë regjistrimit Trump dhe Cohen diskutojnë për të paguar Karen McDougal, ish pornostare e cila thotë se ka pasur një lidhje me presidentin amerikan.

Kaseta thuhet se është regjistruar dy muaj para zgjedhjeve të vitit 2016. Departamenti i Drejtësisë po shqyrton paratë e dyshuara të paguara për gratë që pretendojnë se kishin marrëdhënie me Trump.

-Advertisement-

Të premten, një avokat tjetër i Trump, Rudolph Giuliani, i konfirmoi Neë York Times se presidenti kishte diskutuar pagesa me Cohen. Por ai tha se nuk u transferuan kurrë para në drejtim të saj, dhe vetë regjistrimi arriti në “prova të fuqishme shfajësuese”.

Në krye të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ish-pornostarja shiti historinë e saj tek Enquirer National, e cila është në pronësi të një shoku personal të Trump, për 150,000 dollarë.

Ajo thotë se marrëveshja i dha Enquirer të drejtat ekskluzive të historisë dhe e ndaloi atë të mos fliste publikisht për marrëdhënien seksuale me Trump.

Ajo thotë se kishte një marrëdhënie 10-mujore me Trump në vitin 2006, një vit pasi ai u martua me Melania Trump. Kur u pyet për akuzat, Presidenti Trump mohoi çështjen dhe tha se nuk kishte dijeni për ndonjë pagesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera