Lajme

NATO: Asnjë ngjashmëri ndërmjet Kosovës e Krimesë

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 15 July 2018

Qëndrimi i NATO-s lidhur me Kosovën dhe me çështjen e Krimesë është i qartë dhe nuk ndryshon, ka deklaruar zyrtari i lartë i NATO-s i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë Robert Pshçel, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se ky krahasim është krejtësisht i gabueshëm.

ka këtu kurrfarë ngjashmërie. Çështja e Kosovës ka qenë me vite nëpër agjendat ndërkombëtare për arsye që të gjithë e dimë, për ç’shkak edhe NATO ka reaguar. Është me rëndësi të mos harrohet se për ngjarjet e zhvilluara në Kosovë kanë reaguar shumë organizata ndërkombëtare, filluar nga OKB -ja, janë miratuar rezoluta dhe janë marrë vendime gjyqësore në Tribunalin ndërkombëtar”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Pshçel.

-Advertisement-

Pra, poenta është se nuk ka asnjë ngjashmëri Kosovë – Krime, konstaton ai.

“Sepse deri në vitin 2014 kjo pjesë e Ukrainës, e cila për është ende e tillë sepse nuk e njohim aneksimin, nuk ka pasur asnjë gjurmë që Krimeja të ketë qenë në ndonjë agjendë , nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj trajtimit të ndonjë grupi etnik në Krime. Sinqerisht, dhe kjo është më pikëlluesja nga të gjitha, deri në atë kohë kishte paqe në Krime. Prandaj, me fakte, nuk ka krahasim ndërmjet Krimesë e Kosovës”, ka thënë Pshçel .

Lidhur me marrëdhëniet NATO- Serbi, ai ka thënë se ato çdo vit po bëhen më të mira.

“Bëjmë ushtrime të përbashkëta, por edhe më shumë nga kaq. Kemi dialog të shkëlqyeshëm politik”, tha Pshçel .

“NATO askënd nuk e detyron të bëhet anëtar i tij dhe Serbia asnjëherë nuk do të detyrohet të zgjedhë ndërmjet marrëdhënieve të mira me ne apo me Rusinë”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera