Presidenti i FFK-së priti drejtorin e përgjithshëm të KF “Drita”
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 09 July 2018
Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, ka pritur sot në zyrën e tij, drejtorin e përgjithshëm të KF “Drita”, Feti Murseli, shkruan GazetaFokus.
Ky i fundit në emër të kryesisë së KF “Drita”, e uroi presidentin Ademi për mandatin katërvjeçar në krye të FFK-së, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
LEXO EDHE: Malmo mbërrin në Kosovë (Foto)
Ai vlerësoi se Ademi është njeriu më i duhur për ta drejtuar futbollin kosovar në këtë periudhë dhe për t’i vazhduar projektet në zhvillimin dhe përparimin e futbollit kosovar, duke pasur parasysh se ka qenë për gati dy dekata në pozitën e zëvendëspresidentit dhe vazhdimisht ishte krahu i djathtë i presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.
Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi z.Murseli dhe në përgjithësi kryesinë e KF “Drita” për mbështetjen e ofruar, derisa e uroi edhe një herë klubin gjilanas për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Tutje, presidenti Ademi, theksoi se paraqitja dinjitoze e KF“Drita” në garat evropiane ka bërë që të rriten edhe vlerësimet për futbollin e Kosovës, teksa u shpreh i bindur se skuadra e Dritës do t’i dëshmojë vlerat e saj të lojës së futbollit dhe të ‘fair-play’-it edhe në ndeshjen e nesërme kundër Malmos në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. /GazetaFokus
Të tjera
-
Gjeorgji, shoqëria civile bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet, sfidon ligjin për ‘agjentët e huaj’
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor...
-
Dyshohen për dhjetë vjedhje të rënda – Policia arreston dy persona, kërkon dy të tjerë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të...
-
Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë
Pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq raportoi sot për një telefonatë me pres...
-
Berisha për aksionet në Veri: Kurtit e Vuçiqit i duhen këto aksione për ti mbuluar dështimet e tyre
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti për...
-
Ursula von der Leyen javën e ardhshme në rajon, takime me Osmanin e Kurtin në Kosovë
Javën e ardhshme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do ...
-
“Jam e lumtur se po vdes për Kosovën”-Historia e dëshmores, Luljeta Shala e cila la gjithçka dhe ra heroikisht për lirinë e Kosovës
Ekipa e Infokusit ka realizuar film-dokumentarin për jetën e dëshmores Luljet...
-
Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen tur në vendet e Ballkanit, e nis të mërkurën nga Shqipëria
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të nisë një tur në...
-
Shukri Buja ftesë të detyrueshme nga Specialja, udhëton në Hagë
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka udhëtuar në Hag...
-
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializu...
-
Haradinaj në New York, merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin “Anëtar Nderi” i pë...
-
Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës, detajet që duhet të kihen parasysh
Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtar...
-
Bajrami, Muratit: Manipulanti jeni ju, 440 mijë gra e 237 mijë burra janë jashtë tregut të punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i reagoi Minsistr...