Rusi 2018, si Botërori 2002. Rusia, në gjurmët e Koresë së Jugut
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 06 July 2018
Rusia do të luajë të shtunën ndaj Kroacisë për të vijuar mrekullinë e saj, e të kualifikohet në gjysmëfinale. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë do të kemi një përsëritje të historisë së Kupës së Botës të vitit 2002, kur ishte Koreja e Jugut, organizatore e turneut të atij viti bashkë me Japoninë.Ngjashmëria e parë mes ecurisë së Rusisë e Koresë së Jugut është fakti se, që të dyja këto skuadra vijnë pas eliminimeve në fazën e grupeve në Botërorët paraardhës; koreanët në vitin 1998, ndërsa rusët në vitin 2014.
Me detyrimin për t’i dhënë botës një imazh sa më të mirë, si Koreja e Jugut, ashtu edhe Rusia, këtë vit besuan te lojtarë, shumica e të cilëve luanin në kampionatet e tyre. Kështu, në vitin 2002 Koreja kishte 16 nga 23 futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin korean; ndërsa te Rusia aktuale, 21 nga 23 lojtarë janë të kampionatit vendas.
Që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia është eliminuar në fazën e grupeve në tri edicione të Kupës së Botës; 1994, 2002 dhe 2014. E njëjta histori edhe për aziatikët, për edicionet para 2002-shit.
Parpara 16 vitesh, Koreja e Jugut u përball me Spanjën në çerekfinale, me këtë të fundit që kishte fituar ndaj një ekipi amerikano-latin (Paraguaji), një afrikani (Afrika e Jugut) dhe një europiani (Sllovenia). Më pas Spanja mundi një ekip europian në 1/8-at e finaleve.
E njëjta histori edhe për kundërshtaren e Rusisë, Kroacinë, që mundi Argjentinën, Nigerinë, Islandën dhe më pas Danimarkën. Tani mbetet për t’u parë nëse Rusia do të kalojë në gjysmëfinale, si Koreja e Jugut.
Të tjera
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...