Zv.Presidenti Ademi: Fitorja e Dritës, sukses historik

Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 30 June 2018
Mbrëmë skuadra e Dritës nga Gjilani ka shënuar fitore historike ndaj Lincoln me rezultatin 4:1, shkruan Gazetafokus.
Me këtë rast Zv.Presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi, e ka uruar dhe përgëzuar skuadrën Kampione të Kosovës për suksesin e arritur.
Ky është urimi i tij.
Zv.Presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi, e uron dhe e përgëzon KF “Drita” për kualifikimin historik në rrethin e parë kualifikues Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen finale të rrethit parakualifikues, e cila u zhvillua sonte e ka mposhtur kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, me rezultat 4:1, pas vazhdimeve. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1. Golat për Dritën i shënuan Liridon Leci (2′, 105’+3′-pen), Xhevdet Shabani (120′) dhe Haxhi Neziraj (120′), derisa golin e vetëm për Lincoln Red Imps, e shënoi Pedro Corral (61′).
Urimi i zv.Presidentit, z. Agim Ademi
Me kërshëri dhe kënaqësi të madhe e kam ndjekur ndeshjen e sotme të skuadrës kampione të Kosovës, ashtu si gjithë dashamirët e futbollit të Kosovës, ku futbollistët e KF “Drita” me një angazhim të jashtëzakonshëm arritën të shkruajnë një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës në nivel të klubeve, duke u kualifikuar në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Në emrin tim dhe KE të FFK-së, e përgëzoj KF ‘Drita’ për këtë sukses historik në garat evropiane, me shpresën dhe besimin që edhe në ndeshjet e radhës kundër kampionit të Suedisë, Malmo, do të ketë paraqitje të tillë dinjitoze. KF “Drita” dëshmoi se futbolli i Kosovës është në rrugën e duhur dhe dita-ditës po vjen duke e ngritur nivelin e tij. Edhe një herë uroj gjithë stafin e KF ‘Drita’ dhe tifozët e saj për këtë sukses, duke i inkurajuar që të japin më të mirën e tyre në vazhdim.
Me respekt,
Agim Ademi, zv. President i FFK-së

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën, 02.03.2025
Për të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore, duke...
-
34.5% e votave të procesuara të diasporës, Muharremi e nxjerr rezultatin e partive – ja si renditen
Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me numërimin e votave të...
-
2.8 miliardë dollarët nga Mbretëria e Bashkuar, Zelensky tregon se për çfarë do shpenzohen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “takim domethënës dhe...
-
Prishtina, e 46-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina, këtë të shtunë po renditet e 46-ta në botë, sa i përket ndotjes së...
-
SPAK-u me aksion, arrestohen 3 policë në qytete të ndryshme të Shqipërisë
Një operacion i përbashkët është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme dhe Polic...
-
Macron pasi foli me Trumpin dhe Zelenskyn: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme me braktisjen e Ukrainës
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ka folur me presidentin ukrain...
-
ASK: Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Nd...
-
Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë
Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor...
-
Arrestohen 10 persona në një kafiteri në Suharekë, u kapën duke luajtur bixhoz
Dhjetë persona janë arrestuar mbrëmë në Suharekë, pasi janë kapur në flagran...
-
Macron telefonon Trump dhe Zelenskyn pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë
Pas përplasjes së bujshme mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrë...
-
Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen për të përshpejtuar 2.8 miliardë dollarë kredi për Ukrainën
residenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashku...
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të premten se Uashing...