Lajme

Policia arreston tre persona për terrorizëm në Prizren e Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 29 June 2018

Mëngjesin e së premtes Policia e Kosovë ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm.

Operacioni i Policisë është zhvilluar në dy qytete, Prizren dhe Skenderaj, shkruan GazetaFokus.

Në dyshuarit janë R. K., A. A. dhe L. M ndërsa gjatë operacioni u janë gjetur dhe konfiskuar edhe armë.
Një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole volt.

-Advertisement-

Prokurori i rastit u ka caktuar të dyshuarve masën prej 48 orëve.

“Sot, me datën 29 qershor 2018, pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Inteligjencë dhe në vazhdimësi të operacionit të dates 05/06/2018, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës (Prizren dhe Skenderaj) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë Kundër Terrorizmit tre (3) persona të dyshuar (R. K., A. A. dhe L. M.), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm.
Ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B.
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.
Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.”,/GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera