Lajme

Haradinaj do të jap llogari para deputetëve për 53 milionët e Bechtelit

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 22 June 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj do të paraqitet me 5 korrik në interpelancë për pagesën e 53 milionë eurove për “Bechtel&Enkan”.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës. Pas mbledhjes për media nuk është deklaruar asnjë nga anëtarët e kryesisë.

Mirëpo sipas të dhënave të marra nga zyrtarët e Kuvendit, në ketë mbledhje është vendosur për mbajtjen e tri seancave.

-Advertisement-

Dy seanca do të mbahen më 28 qershor njëra është seancë e jashtëzakonshme lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), e cila do të filloj në ora 10 për të vazhduar më pastaj në ora 12 me vazhdimin e seancave në të cilën do të diskutohen pikët e papërfunduara./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera