Gashi: Kurti u ka treguar amerikanëve me çfarë kushti dialogon me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 21 June 2018
Takimet e liderëve politikë me ambasadorë janë të zakonshme, por kur theksohet se një lider u ftua në Ambasadën amerikane, ose e ftuan ambasadorët, në prag të ndonjë procesi të rëndësishëm, kjo e bën takimin më special. Edhe më speciale bëhet kur atje shkon Albin Kurti, i cili prej themelimit të VV’së ka raporte të këqija me diplomatët amerikanë. Analisti Astrit Gashi e ka komentuar për Express takimin Kurti-Delawie.
Ambasadori Greg Delawie e ka takuar dje liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në ambasadën amerikane. Kurti është i dyti prej liderëve që rishtas bisedoi me Delawien. Para tij me ambasadorin amerikan dhe ambasadorët e tjerë të Quint’it u takua presidenti Hashim Thaçi për fazën e re të dialogut me Serbinë.
Sic duket Delawie është diplomati i preferuar i Albin Kurtit, pasi është ambasadori i vetëm nga SHBA që ka vendosur raporte normale me liderin e VV’së, mirëpo kjo mbetet më margjina të arsyes së takimit të djeshëm Kurti – Delawie. Kryetema e kësaj jave është dialogu me Kosovën e kjo duket të jetë arsyeja e vizitës që ia bëri Kurti ambasadës.
Delawie takoi Kurtin vetëm tri ditë para se ta vazhdohet faza e re e bisedimeve Kosovë – Serbi, e lideri i VV’së tregoi se temë diskutimi ishte – edhe – dialogu me Serbinë dhe se diplomatit amerikan ia ka shpjeguar qëndrimet e VV’së për këtë çështje.
“Trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje”, shkroi Kurti në Facebook.
Nga ana tjetër, dialogu me Serbinë edhe në fazën finale të tij, është i paqartë. E ditur është vetëm këmbëngulja e Presidentit Thaçi për ta udhëhequr atë dhe qëndrimi kundër tij i opozitës. Kundërshtarët politikë të Thaçit, përfshirë këtu edhe Kurtin, nuk dihet nëse kanë ambicie reale për të qenë pjesë e dialogut me Serbinë.
Sipas analistit Astrit Gashi, Kurti ia ka bërë Delawies disa gjëra të qarta dhe i ka treguar më specifikisht se do të bëhej pjesë e dialogut vetëm nëse e udhëheq vetë ai.
“Besoj se Kurti i ka shpjegu ambasadorit amerikan se VV nuk do te behet pjese e dialogut dhe se nuk pranon udheheqjen e tij nga Presidenti. Ne fakt Kurti besoj qe i ka thene Delawie qendrimin e tij- se do te merrte pjese ne dialog vetem nese ai e udheheqe ate”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.
Gashi thotë se Vetëvendosje është e vendosur të qëndrojë jashtë procesit të dialogut. Sipas tij, VV preferon të qëndroj në pozitën e spektatorit gjatë zhvillimit të dialogut dhe në rast se ky nuk është i favorshëm për Kosovën, VV ta fus në listën e cështjeve të cilat i sjellin vota.
“Vetëvendosje tashmë duket se ka vendosur të qëndroj jashtë procesit, duke shpresuar edhe që do të përfitoj elektoralisht nga ndonjeë rezultat jo i favorshëm i tij”, thotë Gashi.
Ndërsa Kurti tregoi sot në konferencën për media se Delawie në asnjë moment nuk i ka kërkuar atij të bëhet pjesë e dialogut.
“Nuk ka kërkuar të jemi pjesë e dialogut. Takimi me ambasadorin amerikan ka qenë shumë i mirë, ai nuk imponon mendimet e veta, qëndrimet i thotë hapur dhe publikisht”, ka thënë lideri i VV’së.
Kurti vazhdon të jetë kategorikisht kundër dialogut me Serbinë në formën që është tani, duke besuar se negociatat janë në favor vetëm të Serbisë dhe të Presidentit Thaci. Dialogu, sipas liderit të VV’së, ia përshpejton Serbisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa e ngadalëson punën e Gjykatës Speciale, e kjo i konvenon Thacit.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...