Sport

Kroacia tregohet superiore ndaj Nigerisë

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 17 June 2018
Kombëtarja e Kroacisë e ka fituar 2:0 përballjen e grupit D ndaj Nigerisë në Kupën e Botës.
Kroatët janë treguar superiorë ndaj Nigerisë në sfidën e zhvilluar në Kaliningrad, për fitoren e parë në Kupën e Botës.

Një autogol i Etebo në minutën e 32’ i dhuroi epërsinë prej 1:0 Kroacisë.

Në minutën e 72’, Mario Mandzukic u pengua në zonë duke fituar një penallti.

-Advertisement-

Këtë penallti në gol e shndërroi Luka Modric, për 2:0.

Me këtë fitore, Kroacia kryeson në grupin D me tri pikë, ndërsa ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Argjentinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera