BQK: Kosova në 2018-ën do të ketë rritje ekonomike deri 4.4%
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 14 June 2018
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2017.
Sipas këtij raporti BQK me sukses ka arritur të realizoj objektivat e saj ligjore, shkruan GazetaFokus.
Më tej thuhet në 2017-ën Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 3.7% ndrysa në vitin 2018 pritet që kjo rritje të shkoj prej 4.2% deri 4.4%..
Më poshtë mund të gjeni të plotë raportin vjetor të BQK-së:
“Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2017, ashtu siç kërkohet me Ligjin mbi Bankën Qendrore, paraqet një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe financiare, si dhe të aktivitetit të BQK-së gjatë vitit 2017, ku vërehet qartë se BQK-ja me sukses ka arritur që të realizoj objektivat e saj ligjore.
Raporti fillimisht ofron një përmbledhje të zhvillimeve kryesore ekonomike dhe financiare në ekonominë e Eurozonës dhe të Evropës Juglindore, për të vazhduar pastaj me zhvillimet në ekonominë e Kosovës.
Rritja ekonomikë në Kosovë në vitin 2017 vlerësohet të ketë qenë 3.7, kurse, për vitin 2018 parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma reale e rritjes së BPV-së pritet të jetë në intervalin prej 4.2% deri në 4.4%.
Në vitin 2017, sistemi financiar u karakterizua me rritje të aktivitetit, ku vlen theksohet në veçanti rritja e kreditimit bankar me një normë vjetore prej 11.5 përqind. Gjithashtu, zhvillim shumë të rëndësishëm për sektorin bankar paraqet edhe rënia e mëtejme e kredive joperformuese, të cilat zbritën në 3.1 përqind, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar me vendet tjera të rajonit.
Normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke kontribuar kështu në përmirësimin e mëtejmë të kushteve për qasje në financim bankar. Norma mesatare e interesit në kredi në fund të vitit 2017 ishte 6.8 përqind, në krahasim me normën prej 7.2 përqind të regjistruar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rëndësi të veçantë ka edhe përmirësimi i performancës së sektorit të sigurimeve, të cilat pas një periudhe të gjatë të brishtësive financiare, arritën ta përmirësojnë performancën dhe të shënojnë një profit neto në vlerë prej 6.4 milionë euro. Ky përmirësim i performancës reflekton suksesin e masave rregullatore dhe mbikëqyrëse të BQK-së për sanimin e performancës së këtij sektori.
Sektori mikrofinanciar shënoi rritje të aktivitetit kredidhënës, ndërsa vlera e gjithsej aseteve arriti në 193.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore të theksuar prej 29.4 përqind. Fondet pensionale u karakterizuan me një performancë pozitive në vitin 2017, ku vlera e përgjithshme e aseteve arriti në 1.65 miliard euro, një rritje e theksuar e aseteve prej 16.0 përqind, kurse dyfishoi kthimin në investime duke arritur në 103.1 milionë euro në vitin 2017.
Në funksion të mbajtjes së një sistemi bankar stabil, BQK-ja gjatë vitit 2017 ka bërë ekzaminimet e bankave komerciale konform planit të paraparë, ku në përputhje me praktikat ndërkombëtare në fushën përkatëse, vëmendje e veçantë i është kushtuar rrezikut kreditor, rrezikut të likuiditetit, rrezikut të tregut dhe rreziqeve tjera, duke u bazuar në qasjen e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, një vëmendje të madhe i ka kushtuar mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve financiare. Gjatë vitit të kaluar, në BQK janë shqyrtuar 602 ankesa të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare (persona fizikë dhe juridikë), ku 335 ankesa kanë qenë të deponuara për banka, IMF, IFJB dhe fonde pensionale, përderisa 267 ankesa kanë qenë të deponuara për kompanitë e sigurimeve. Gjatë vitit 2017, një rëndësi të madhe BQK-ja i ka kushtuar adaptimit të Kornizës Bazel për Kapital, Ligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare
Jobankare, Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konsumatorit, Plotësimit të kornizës rregullative për mbikëqyrjen e siguruesve, Plotësimit të kornizës rregullative për mbikëqyrjen e fondeve pensionale dhe mbështetjes ligjore dhe rregullative të shtyllës së Mbikëqyrjes Financiare. BQK-ja ka vazhduar të përfitojë nga asistenca teknike gjatë vitit 2017, e ofruar nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatoret e ndryshëm si me projektet ekzistuese, po ashtu edhe me iniciativa të reja.”/GazetaFokus.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...