Fokus

Milioneri i AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 13 June 2018

Milioner nuk janë vetëm Behgjet Pacolli e Ramiz Kelmendi. Qeveritarë e deputetë milioner në Kosovë ka sa të duash.

Pasuri që nuk ia dinë skajin ka edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.

Në pronësinë e tij janë diku rreth 15 pasuri të paluajtshme që kapin shifra marramendëse.

-Advertisement-

Disa shtëpi, banesa, objekte, parkingje, toka bujqësore e qendra sportive, janë të gjitha pronë e Dreshajt, shkruan Gazeta Fokus.

Vlera e kësaj pasurie të paluajtshme, që një pjesë e saj është edhe në emër të bashkëshortes së tij, arrin vlerën në 41 milion euro.

Ndonëse pasuria për të cilën u fol është mjaft e madhe, Dreshaj arrin të grumbullon të ardhura edhe nga burime të tjera.

Nga aksionet nëpër shoqëritë komerciale që Dreshaj në pronësi arrin vlerën 22 milionëshe. Në pjesën më të madhe Dreshaj është aksionar i qind për qind i këtyre pasurive.

Edhe në këto aksione që grumbullohen në duar të deputetit hise kanë fëmijët dhe bashkëshortja e tij, shkruan Gazeta Fokus.

Dreshaj ka edhe të hyra të rrjedhshme vjetore bashkë me bashkëshorten. Këto të ardhura vijnë nga një biznes në Istog, si dhe nga një biznes tjetër në Hamburg.

Vetëm nga këto të dy biznese, deputeti mbledh mbi 1 milion euro.

Ndërkaq nga paga e Kuvendit si deputet, si dhe nga një biznes tjetër të trashëguar, Dreshaj merr edhe diku rreth 75 mijë euro të tjera. /Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera