Fokus

Ja çfarë veture vozitë Pal Lekaj

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 11 June 2018

Ministri më i përfolur së fundmi në Qeverinë e Kosovës, pas skandalit me 53 milionë eurot me konsorciumin Bechtel Enka, Pal Lekaj duket se është i dhënë pas veturave të luksoze.

Ai ka blerë vitin e kaluar një veturë BMË 525 F10 e vitit 2012 në vlerë 20 mijë euro. Por edhe bashkëshortja e tij vozitë nuk vozitë veturë do si do.

Ajo ka në pronësi në Audi A21 që kushton 12 mijë euro, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

Kështu ka deklaruar vet Lekaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku përveq këtyre dy veturave ministri posedon edhe një Mercedes në pronësi të tij që kushton 15 mijë euro.

I pari i Infrastrukturës ka deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë se posedon edhe afro 2 milionë euro pasuri të përbashkët,  në të cilën përfshihen 3 hektarë tokë dhe një shtëpi .

Kjo nuk është e tëra nga pasuria e Lekajt.

Ai në vitin 2016 ka marrë një kredi në vlerë 75 mijë euro për ta blerë edhe një banesë.

“Kredinë e kam marre për blerjen e një banese në Prishtinë me metër katror 87 m2. Banesa gjendet tek Kalabria e re banesat e Fitores të cilën jam duke e paguar me këste”, ka sqaruar Lekaj në formularin e deklarimit të pasurisë./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera