Lajme

Kush po e viziton Kosovën?

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 07 June 2018

Agjencia e statistikave të Kosovës  ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë, ku në tre mujorin e parë janë vizituar nga 64 mijë vizitorë.

Saktësisht në këto hotele kanë qëndruar  64.501 veta, shkruan GazetaFokus.

Prej tyre, 42.69% ishin vizitorë vendorë, kurse 57.31% ishin vizitorë të jashtëm.

-Advertisement-

Ndërkaq, numri i bujtjeve në TM1 2018 ishte 86.227 bujtje, ku 40.70 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt.

Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 29.487 vizitorë dhe 41.224 netqëndrime.

E sipas te dhënave statistikore del se Kosova më së shumti po vizitohet nga vizitorë nga Shqipëria, Turqia dhe ShBA.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë e Prizren.

Në tremujorin e parë të vitit 2018 aktivitet biznesor kanë ushtruar 201 hotele në territorin e Kosovës. Ata kanë 4,195 dhoma dhe 6,819 shtretër.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj.

Gjithashtu ka edhe 179 motele me 2142 dhoma dhe 2861 shtretër./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera