Lajme

Molliqaj-Konjufcës: Kemi bo të këqija bashkë, mos ti qelim letrat

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 01 June 2018

Shkarkimi i Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit u bë ‘mollë sherri’ mes VV-së e PSD-së.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka replikuar deputetit të VV-së, Glauk Konjufcës duke i kërkuar të ndalin denigrimin e personave në PSD në të kundërtën do të marrin përgjigje nga ai.

Molliqaj ka thënë gjithashtu se përgjigja që ai mund të jap nuk do mund ta përballohet nga VV, shkruan GazetaFokus

-Advertisement-

‘Nëse doni më hi në këtë lojë i qelim të gjithë letrat, kemi qenë bashkë 12 vite kemi bo shuam të mira e të kqija bashkë, nëse vazhdoni me denigrim të peronave si Aida Dërguti. Besoni që do ta merrni përgjigjen që nuk e keni marr deri tash, ju e dini qe e kam atë përgjigje e ju e  dini që nuk do ta mund ta përballoni këtë përgjigje’, ka thënë Molliqaj.

Lexo edhe: VV me ngul kërkon shkarkim e Aida Dërgutit

E kundërpërgjigja e Konjufces ka qenë se i ngjanë presidentit, Hashim Thaçit me këto deklarime./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera