Lajme

Haradinaj nuk i beson ZRrE-së

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 31 May 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shfaqur mosbesim tek aftësitë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të bërë vlerësim dhe parashikim të çmimeve të energjisë elektrike.

“Nuk besoj se janë ma të meqmit qata për me na tregu çmimin global të tregut të energjisë elektrike. nuk janë të thirrun me na tregu qysh ka me qenë trendi i çmimeve”, ka thënë Haradinaj, duke kundërshtuar deputetin Dardan Sejdiu, i cili i është referuar të dhënave të ZRrE-së për ndikimin e Termocentralit Kosova e Re në tarifat e energjisë, shkruan Gazeta Fokus.

Ndërkaq, deputeti  Sejdiu ka reaguar duke thënë se Zyra e Rregullatorit, e ka për obligim për ta mbrojtur interesin publik.

-Advertisement-

“Kur ata ma sjellin një raport, unë atyre ju besoj ma shumë se Contur Globalit”, është shprehur Sejdiu./GazetaFokus/

Lexo edhe: Sejdiu: Kontrata e “TC Kosova e Re” me shumë manipulime ligjore

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera