Tahiri: Liberalizimi i vizave u mundëson kosovarëve të njohin nga afër vlerat evropiane
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 31 May 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim deputetet e Bundestagut gjerman , znj. Katja Keul dhe znj. Filiz Polat, të shoqëruara nga ambasadori gjerman në Kosovë, z. Chirstian Heldt.
Ministri Tahiri ka theksuar se prioritet në punën e tij ka pasur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave, duke u angazhuar në forcimin e legjislacionit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Për Kosovën dhe qytetarët e saj, liberalizimi i vizave nënkupton dy gjëra: një hap përpara në procesin e integrimit evropian dhe krijimin e një platforme për t’i dhënë fund izolimit dhe iu jep qytetarëve tanë mundësinë e zgjerimit të pikëpamjeve të tyre, duke u takuar dhe duke njohur kultura tjera, duke njohur nga afër vlerat evropiane” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka përmendur punën që është bërë në Pakon e Ligjeve për Gjyqësorin dhe Pakon Kundër Korrupsionit, duke theksuar se për të gjitha këto ligje, janë angazhuar ekspertë të shumtë, si dhe akterët nga shoqëria civile e bota akademike, për të siguruar se me këto ligje, nuk po përmbushen vetëm kriteret e liberalizimit, por po punohet në sigurimin e një jete më të mirë për vetë qytetarët e Kosovës.
“Liberalizimi i vizave nënkupton se Kosova ka dëshmuar se ka kapacitet në arritjen e rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në fund nënkupton jetë më e mirë për qytetarët tanë, gjyqësor më të fuqishëm dhe më efikas dhe respekt absolut për të drejtat njerëzore” ka shtuar ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka njoftuar delegacionin gjerman edhe për ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Civil, si dhe ligjet tjera të nxjerra nga Agjenda e Reformave Evropiane. Poashtu, ministri Tahiri ka theksuar se të gjitha zbrazëtirat ligjore dhe vetë organizimi institucional, do të rishikohen edhe njëherë, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, reforma më e madhe e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, që do të përfundoj me nxjerrjen e një strategjie sektoriale.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...