Lajme

Projektligji për punëtorët e arsimit mund të jetë antikushtetues

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 31 May 2018

Ligji që u garanton nga 200 euro ish-punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta mund të jete antikushtetues.

Kështu së paku ka deklaruar Albert Krasniqi nga KDI, shkruan GazetaFokus.

Krasniqi përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se para disa viteve Gjykata Kushtetuese e kishte vlerësuar se pensionet suplementare të deputetëve janë në kundërshtim ne Kushtetutën.

-Advertisement-

Gjykata kishte vlerësuar se pensionet duhet të paguhen nga buxheti i shtetit pa kontributin e përfituesve të pensioneve pasi ky lloj legjislacionit krijon diskriminim ndaj pjesëtareve të tjerë të shoqërisë.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Krasniqi:

‘Nëse Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta miratohet nga Kuvendi i Kosovës, gjasat janë të mëdha të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Në vitin 2011 ne kemi kontestuar në Gjykatën Kushtetuese (me ndihmën e Avokatit të Popullit) ligjin që u jepte pensione suplementare deputetëve.

Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi që pensionet e propozuara duhet të paguhen nga buxheti i shtetit pa kontributin e përfituesve të pensioneve, ky lloj i legjislacionit krijon diskriminim ndaj pjesëtareve të tjerë të shoqërisë dhe të gjithë pensionistëve të tjerë në Kosovë dhe i shkel parimet e barazisë dhe të drejtësisë sociale të mbrojtura me Kushtetutë.

I njëjti parim mund të vlejë edhe për pensionet e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, të cilët pritet të përfitojnë më shumë në raport me pensionistët e tjerë të cilët kanë paguar tatimet dhe kontributin pensional.’/GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera