Lajme

VV: Vetëm pas shkarkimit të Aida Dërgutit do të votojmë projektligjet

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 31 May 2018

Vetëvendosje nuk do të votoj pikat e rendit të ditës pa formimin e kuorumit për shkarkimin e Aida Dërgutit.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se nuk do të votojnë projektligjet pa u mundësuar kurimi për shkarkimi i Dërgutit, shkruan GazetaFokus.

-Advertisement-

‘Nuk mund të votojmë për këtë projektligj në qoftes Kuvendi nuk e mundëson kuorumin për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutit’, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë gjithashtu se pozicioni i nënkryetares së Kuvendit i takon Vetëvendosjes.

Lexo edhe : Kuvendi sot do të votoj për shkarkimin e Aida Dërgutit

‘Prej momentit që disa deputet të VV-së akne formuar Grupin e Deputetëve të Pavarur, pozicioni i nënkryetarit të Kuvendit do ti takoj VV-së’, ka thënë deputetja e VV-së

Ajo ka vazhduar duke lexuar edhe nenin e Kushtetues së Kosovës i cili rregullon emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

‘Dërguti po e mban pozitën e nënkryetares së Kuvendit në mënyrë jo kushtetuese’, ka shtuar ajo.

Kërkesa e Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës ishte pjesë e rendittë ditës edhe gjatë seancës plenare të 3 majit por punimet nuk arritën të përfundojnë.

Kjo pikë është pjesë e rendit të ditës edhe gjatë seancën e sotme./GazetFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera