Lajme

Policia aksion në lokale, gjen armë dhe 183 femra pa leje pune

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 30 May 2018

Policia e Kosovës në kuadër të aksionit ’Maji 2018’ ka kontrolluar njëzet e tetë bare dhe lokale në tërë territorin e Kosovës, shkruan GazetaFokus.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 7 lokale dhe u janë konfiskuar dokumentet 183 femrave në mungesë të lejes së punës.

Sipas Policisë së Kosovës në mesin e 183 femrave, 122 shtetase janë Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare.

-Advertisement-

Gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e Policisë.

Në zbatim të Planit Operativ ,,Maji 2018”, marrjes së masave pro aktive dhe verifikimin të informatave nga terreni, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së, ka realizuar kontrolle dhe inspektime rutinë në njëzet e tetë (28) bare dhe lokale të ndryshme. Shtatë (7) nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë.

Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri (183) femra (122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare). Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat për tu paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.’/GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera