Lajme

Nis protesta e opozitës

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 26 May 2018

Protestuesit po grumbullohen para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa mjaft qytetarë kanë ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

Me banderola të ndryshme kundër qeverisë, dhe pas shpalosjes së simbolikave tek ministria e Brendshme dhe ish hotel Dajti, protestuesit u bashkuan aty ku sipas agjendës do të flasë vetëm kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së janë parë të nisen në këmbë nga selitë e partive për t’iu bashkuar protestuesve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera