Lajme

Pas Krasniqit edhe Ganimete Musliu e konfirmon se PDK është e gatshme për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 26 May 2018

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) thonë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme. Madje në partinë që udhëheq Kadri Veseli thonë se kurdo që ato mbahen do të jenë fitues. Por, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i tha se partitë e tjera nuk janë të gatshme që t’i hyjnë një procesi zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme sa janë partitë e tjera politike në Kosovë për të shkuar në zgjedhje dhe konsideroj që nesër nëse shkojmë në zgjedhje prapë se prapë PDK-ja do të jetë pjesë e Qeverisë dhe fituese e zgjedhjeve”, tha Musliu, për Ekonomia Online.

Sipas saj, partitë nuk i duan zgjedhjet në këtë periudhë për shkak se janë në procese zgjedhore të brendshme partiake.

-Advertisement-

“Duke pasur parasysh intensitetin e punës së brendshme partiake, nuk e shoh që partitë tjera politike janë të gatshme, përveç asaj anës opozitare që ata duhet të thonë në Kuvend dhe takime të ndryshme”.

“Nëse shkon dhe i pyet brenda partive, prapa kamerave të gjithë do të thonë që ende nuk jemi të gatshëm për zgjedhje sepse kanë punë të brendshme partiake. Prandaj për të qenë e sinqertë thash që jemi të gatshëm sa janë edhe partitë tjera të gatshme. Nesër nëse merret një vendim për zgjedhje ne jemi të gatshëm”, tha deputetja Musliu.

Ajo vlerëson se megjithatë në rrethanat aktuale zgjedhjet nuk prodhojnë zgjidhje. Sipas saj, ato veç sa dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe qytetarët.

“Unë nuk jam idhtare e të shkuarit kaq shpesh në zgjedhje, sepse ju e keni parë dhe jeni dëshmitarë që zgjedhjet jo gjithherë kanë prodhuar zgjidhje. Duke pasur parasysh klasën politike e cila jemi tani dhe thjeshtë politikat praktikohen tash pa një reformë zgjedhore”.

“Zgjedhjet do të prodhojnë efektet e njëjta siç kanë prodhuar zgjedhjet e fundit sepse tash një vit veç kemi qenë në fushatë elektorale dhe nuk shoh se do të ketë ndonjë ndryshim edhe nëse nesër mbahen zgjedhjet. Përveç dëmtimit të buxhetit të Kosovës, dëmtimit të qytetarëve drejtpërdrejt, unë nuk shoh ndonjë zgjidhje nëse shkojmë në zgjedhje”.

LDK-ja është duke kërkuar vazhdimisht zgjedhje sepse vlerëson se Qeveria Haradinaj ka humbur legjitimitetin, kurse Kuvendi sipas saj është jo funsksional. Pro zgjedhjeve është deklaruar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera