Lajme

Blerim Kuqi i kundërvihet Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 25 May 2018

Përfaqësuesi i AAK, Blerim Kuqi në tryezën e partive politike ka kundërshtuar Albin Kurtin që në këtë takim të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Kuqi ka deklaruar se kryesuesi po e devijon idenë e thirrjes së kësaj tryeze pasi  këtu duhet të diskutohet për çështje të konsensusit politik e jo për zgjedhje.

“Kur ti ketë opozita 61 vota shkohet në kuvend dhe rrezohet qeveria. Kjo tryezë nuk duhet të merr rrolin e kuvendit e institucioneve shtetërore. Por para kësaj duhet të diskutohet disa çështje si reforma zgjedhore çështje tjera”, ka deklaruar Kuqi.

Kuqi ka deklaruar se Albin Kurti tryezen e filloi si konferencë  për media, dhe kjo po e humbe kuptimin e tryezës./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera