Lajme

Shpend Ahmeti flet për akuzat e Albin Kurtit ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 00:14 | 25 May 2018

Shpend Ahmeti ka thyer heshtjen e tij të deritanishme dhe ka folur për largimin nga Vetëvendosja dhe marrjen në udhëheqje të një partie tjetër, Partisë Socialdemokrate.

Ahmeti ka treguar në Klan Kosova se si ishte akuzuar se po bashkëpunon me ambasadat e huaja për ta rrëzuar Albin Kurtin.

“Karshi meje kishte pasur një mosbesim të jashtëzakonshëm, gjatë kohës kur unë kam menduar se thjesht jemi njerëzit më të afërt në politikë”.

-Advertisement-

“Në një moment Dardan Molliqaj i thotë Albinit që: ‘A më ke thënë ti mua para dy muajsh, se dallimi mes meje dhe Shpendit është se unë kam marrëveshje me Baton Haxhiun, ndërsa Shpendi ka kontratë të nënshkruar me ambasadat e huaja për të më rrëzuar mua’. Kjo ishte e befasishme për mua”, ka deklaruar Ahmeti.

“Aty nuk u mohua ajo, por më thanë: ‘Po. Sepse në 2010-ën je takuar me ambasadorin Dell”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka treguar përse nuk ka folur deri tani për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ka thënë se ai heshti duke provuar që ta mbajë problemin e Vetëvendosjes brenda dhe të mos dal në publik, por tash, sipas tij, më nuk është koha të heshtë.

“Mos-deklarimi im publik kam menduar që do të ndihmonte, sepse nuk donim ta acaronim situatën më tutje, kurse më vonë ka qenë se ashtu sikur qytetarët që e kanë përjetuar rëndë edhe unë e kam përjetuar rëndë”.

Ahmeti ka deklaruar se përçarja brenda VV-së fillojë pikërisht me njerëzit që ishin shumë të afërt njëri me tjetrin.

“Një pjesë e madhe e jona nuk besonim se po ndodhë kjo, unë nuk kam njohur njerëz më të afërt se Visar Ymeri, Albin Kurti e Dardan Molliqaj. Madje vendimet sa i përket Vetëvendosjes; së pari janë dakorduar nga këta të tre dhe më pas janë sjellë në forumet tjera të Lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera