Lajme

Mahir Yagcilar “flladitet” me 975 euro

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 22 May 2018

Është paralajmëruar verë e nxehtë për këtë vit.

E në Ministrinë e Administratës Publike tashmë kanë filluar përgatitjet për të bërë vendin e punës sa më të freskët.

Me përgatitjet që kanë bërë ata do të mund të punojnë edhe në pikë të verës, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

Kjo pasi që së fundmi nga kjo ministri është bërë një porosi për tu pajisur me klima lëvizëse.

Me para të shtetit ministria e drejtuar nga Mahir Yagcilar do të paguajnë afër 1 mijë euro, apo saktësisht 975 euro për ta bërë freskët ambientin ku punohet.

Në ueb faqen e KRPK-së, është publikuar edhe kontrata, ku bëhet e ditur se në këtë tenderim ofertues ishin tre. Ndërkaq kompania “Elektroterm-ing” nga Prishtina, ishte kompania që bëri furnizimin.INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera