Ligji për Prishtinën sjell etapë të re zhvillimore për kryeqytetin
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 22 May 2018
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Prishtinën.
Ai është shprehur i bindur se ky ligj do ta sjellë fillimin e një etape të re zhvillimore për kryeqytetin.
Ai ka thënë se ligji barazon trajtimin e Prishtinës me secilën kryeqendër të shteteve të rajonit dhe më gjerë.
Krahas pozitës së veçantë që i garantohet kryeqytetit, sipas Pacollit, përfitim që sjell ligji është edhe rritja e buxhetit të komunës nga grantet e Qeverisë.
Ai ka treguar se kjo nënkupton rritje të mundësive për investime të reja në kryeqytet, duke shtyrë përpara një varg projektesh që, shkaku i implikimit buxhetor, janë shtyrë nga viti në vit.
Selim Pacolli ka folur edhe për qeverisjen në komunë, duke thënë se puna e kësaj Qeverie do ta prekë secilin qytetar të Prishtinës.
“Bashkëpunimi me kryetarin Ahmeti është në nivelin e duhur dhe qeverisja po bëhet në bazë të parashikimit programor që shërbeu edhe si parakusht i arritjes së marrëveshjes përpara raundit të dytë të zgjedhjeve. Sa iu përket projekteve, disa prej tyre janë të derivuara nga plan-programi i AKR-së por tashmë, pas harmonizimit programor, gjërat po shtyhen përpara si një. E rëndësishme është që investimet kapitale në kryeqytet nuk do të mungojnë dhe rinia, si pika ime kryesore, nuk do të lihet anash, por do të jetë prioritet, bashkë me Prishtinën e gjelbër, investim i cili është i domosdoshëm”, ka thënë Pacolli në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...