Sport

Real Madridi është forca e re dominante në ekipin kombëtar të Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 21 May 2018

Real Madridi do të ketë kontingjentin më të madh të lojtarëve në Kombëtaren e Spanjës që do të udhëtoj për Kupën Botërore të Rusisë me gjithsejt gjashtë lojtar, duke mos përjashtuar mundësin e ndonjë lëndimi në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Trajneri i Spanjës Julen Lopetegui ka ftuar Sergio Ramos, Carvajal, Nacho, Isco, Asensio dhe Lucas Vazquez. Kjo kishte ndodhur për herë të fundit  në vitin 1962 kur ishin të ftuar plotë gjashtë futbollistë të Real Madridit.

LEXO EDHE: Zidane përballet me një vendim të vështirë

-Advertisement-

Araquistain, Santamaria, Gento, Del Sol, Di Stefano dhe Puskas ishin të ftuar atë kohë.  Në të ashtuquajturën epokë të artë e futbollit spanjoll që filloi në vitin 2008,  ishin vetëm dy lojtarë, Casillas dhe Ramos, ndërsa ishin tre nga Barcelona që vazhduan të dominonin në kombëtare.

Në Euro 2008, Liverpool dhe Valencia, kishin nga katër lojtar  në kombëtaren spanjolle. Më pas, në 2010, 2012 dhe 2014, ishin shtatë lojtarë të Barcelonës, ndërsa Los Blancos u përfaqsuan me vetëm pesë në Kupën e Botës që u mbajt në Afrikën e Jugut.Ndërsa në Brazil 2016 ka pasur vetëm dy lojtarë të Realit, Ramos dhe Vasquez. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera