Lajme

Musa: Problemet financiare në ndërmarrje publike, pasojë e bordeve joprofesionale

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 18 May 2018

Pas ‘Postës së Kosovës’ edhe ndërmarrja tjetër publike ‘Infrakos’ po ballafaqohet me probleme financiare.

Kështu së paku u raportua mëngjesin e së premtes derisa punëtorët e hekurudhave protestuan në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave të muajit prill, shkruan Infokusi.com.

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos u deklarua se nuk mori asnjë njoftim zyrtar nga menaxhmenti i kompanisë lidhur me arsyen e vonesës së pagave, pavarësisht paralajmërimeve për protestë.

-Advertisement-

Njohësi për çështje ekonomike, Lekë Musa, ka thënë për Infokusin se bordi jo profesional dhe jo etik është shkaktar i problemeve të tilla financiare.

‘Këto kanë probleme me qeverisje korporatave dhe krejt aty fillon problemi. Në momentin kur ke një bord jo profesional dhe jo etik nuk kemi çka tjetër të bisedojmë’, ka thënë Musa.

Protesta një orëshe e mbajtur këtë të premte sipas përfaqësueseve të sindikatës së pavarur të Hekurudhave është vetëm masë paralajmëruese për veprimet tjera sindikale të cilat do të pasojnë ditëve ne vijim.

Përmes një komunikate për medie ata kanë kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim për vonesën që mund tu shkaktohet./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera