Sport

Shqipëri – Kosovë, më shumë se një ndeshje miqësore!

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 16 May 2018

Më 29 maj në Cyrih të Zvicrës do të zhvillohet ndeshja miqësore Shqipëri – Kosovë. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin “Letzigrund”, që ka kapacitet për 24.000 persona, shkruan infokusi.

Pritet të jetë një ndeshje që luftohet maksimalisht për fitore, duke lënë anash moton “të festojmë së bashku.” Dy ekipet kërkojnë fitoren, për të dëshmuar kombëtaren më të mirë shqiptare.

LEXO EDHE: ZYRTARE: Ky është trajneri më i mirë i vitit në Premier Ligë

-Advertisement-

Të dy taboret këtë ndeshje nuk e cilësojnë më vëllazërore, por si mision që duhet fituar. Shqipëria kërkon fitoren për ti dëshmuar talentëve kosovarë që duhet zgjedhin kombëtaren e tyre.

Nga ana tjetër, Kosova kërkon fitore para Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e Kosovës luan përballë një kombëtareje që është përballur edhe më parë dhe që ishte gati ta mposhtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera