Memoriali i Skënderbeut i nënshtrohet rijetëzimit
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 13 May 2018
Memoriali i Skënderbeut është vendi ku më 2 mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 janar 1468 u varros heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili do t’i nënshtrohet rijetëzimit këtë verë.
Ky restaurim është një vlerë e shtuar për t’i treguar turistëve të huaj vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Projekti i restaurimit për këtë objekt është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, si pjesë e kalendarit të restaurimeve të “Vitit të Skënderbeut” dhe është miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve.Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga IMK dhe Ministria e Kulturës qëndron në punimet restauruese në këtë monument si dhe në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut.
Ka qënë objekt kulti që është përdorur si kishë dhe xhami në periudha të ndryshme. Ky objekt që i përket shek. XIV është e tipit bazilikor me gjatësi 17 m dhe gjerësi 8 m. Në muret e saj ndodhet një afresk i Shën Nikollës. Sipas gojëdhënave në vitin 1478 turqit, të cilët pushtuan Lezhën, e shkatërruan dhe e hapën varrin e Skënderbeut dhe thuhet se eshtrat e tij u morën nga ushtarët dhe i mbështollën me flori e argjend për t’i përdorur si hajmali për pathyeshmëri në beteja.
Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut./ATA/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...