Lajme

Ngritët aktakuzë ndaj grupit që shiti substanca psikotropike

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 11 May 2018

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave në Prishtinë nën dyshimin e shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotropike, shkruan Infokusi.com.

Sipas aktakuzës të dyshuarit, M.Q., SH.R., H.Q dhe S.Q. duke vepruar si anëtar të grupit dyshohet të kenë kryer veprën e njëjtë për 3 vite radhazi, nga 2015 deri në 13 mars 2018 në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi si dhe në vende tjera të Evropës.

Me këto veprime të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 të KPK-së, lidhur me nenin 28 dhe lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

-Advertisement-

I pandehuri H.Q pa poseduar pa autorizimin nga organet kompetente armën e tipit’ MOSBERG’, me çka ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPK-së./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera