Fjalët e Zidane pas humbjes nga Sevilla
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 10 May 2018
Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp pas humbjes së sontme ndaj Sevillas në Sanchez Pizjuan.
Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Shpjegimi për humbjen:
“Humbja ishte logjike, brenda asaj që kemi bërë, sidomos në pjesën e parë, ne nuk kemi krijuar asgjë, nuk kemi bërë asnjë shans, ata kanë shënuar dy gola. Kemi bërë një pjesë të dytë më të mirë, me shanse, me më shumë lëvizshmëri, por na kanë dhënë një gol të tretë që na nxori jashtë lojës, kemi shënuar dy gola, por e merituam humbjen ”
Formacioni?
”Eshtë një ekip që mund të fitojë qetë. Nuk më vjen keq për formacionin. Ka dy ndeshje të mbetura. Ishte një mundësi për t’u afruar. Eshtë një turp, sepse ishin lojtarët që luajtën më pak. Nuk mund të fajësoj askënd. Ata bënë gjithcka të mundur, në pjesën e dytë shënuan dy gola.”
Si do të ndikojë humbja?
”Jemi të zhgënjyer, por nuk do të ndikojë asgjë. Të shtunën kemi ndeshjen tjetër. Kur keni një humbje nuk mund të jeni të lumtur. Por kjo nuk do të ndikojë në asgjë në atë se cfarë do të bëjmë deri në fund të sezonit.”
Personaliteti i Ramos?
”Sergio është kapiteni ynë. Sa herë që kemi ardhur këtu dicka ndodhi me të. Ka momentë kështu. Ai e di dhe përqendrohet. Në penallti nuk bëri mirë, por janë gjëra që ndodhin. Por ai bëri gjërat mirë, vecanarisht në pjesën e dytë.”
Loja e ekipit këtë sezon?
”Më shumë se lojën, me rezultatet nuk mund të jemi të lumtur për atë se cfarë kemi bërë në La liga. Por me lojë si kjo po. Sonte kemi pasur shumë lojtarë që nuk kanë luajtur. Nuk mund të jemi të lumtur me pjesën e parë, por me të dytën po. Nuk do të flasim më shumë për atë se cfarë kemi bërë në La Liga, vecanarisht në pjesën e parë të sezonit, që ishte shumë e komplikuar.”
Ndeshja e Ceballos?
”Ai ka bërë mirë. Në fund e zëvëndësova atë, sepse kam dashur më shumë sulm dhe peshonte më shumë me Mayoral. Kemi shumë ndeshje por është e vërtetë që ai nuk ka pasur vazhdimësi, por atë do t’a bëjë këtë vit.”
Të tjera
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...