Auto&Tech

Skandali “Dieselgate”, 60000 “Audi” me probleme teknike

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 08 May 2018

Prodhuesi gjerman i automjeteve “Audi”, markë e grupit “Vlokswagen”, që është goditur nga skandali i “dieselgate”, njoftoi të martën se ka ndërprerë shpërndarjen tek klientët e saj të disa automjete të modeleve A6/A7, pasi zbuloi parregullsi në motorët diesel.

“Parregullsitë në lidhje me pajisjen që drejton motorët diesel V6 u zbuluan gjatë kontrolleve në kuadër të hetimit të brendshëm mbi deieselin”, njoftoi grupi në një komunikatë, njofton ATSH.

Agjencia Federale e Automjeteve (KBA) njoftoi nga ana e saj se “ka filluar një hetim mbi dyshime në lidhje me manipulime në automjetet modele A6/A7, ku në Gjermani preken rreth 33000 makina, ndërsa në gjithë botën rreth 60000”./KosovaPress/

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy