Lajme

Sa njerëz vdesin për një vit në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 06 May 2018

Regjistrat Themeltar të vdekjeve tregojnë se në Kosovë gjatë tërë vitit 2016 kanë vdekur gjithësej 9246 njerëz. Prej tyre brenda vendit kanë vdekur 8495 njerëz ndërsa jashtë Kosovës janë regjistruar 751 vdekje. Statistikat e vdekjeve për vitin 2017 nuk janë publikuar ende.
Sipas statistikave zyrtare bëhet e ditur se në Evropë gjatë vitit 2016 mesatarja e vdekjeve është 10 persona në një mijë njerëz.

Në vendin tonë më shumë vdesin meshkujt sesa femrat.

“Nga gjithsejtë vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4796 janë meshkuj apo 56.5 % dhe 3699 janë femra apo 43.5 % “, thuhet në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), transmeton Express. 79.8 % e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.

-Advertisement-

Në cilën komunë vdesin më shumë banorët?

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 2696 raste të vdekjeve apo 29.2 %, vendin e dytë Prizreni me 908 apo 9.8 %, të tretin Peja me 573 apo 6.2% etj.

Ku kanë ndodhur më dhe si kanë ndodhur këto vdekje?

46.3 % e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 52.5 % kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.2 % në vend tjetër.

Vdekje të dhunshme në vitin 2016 u raportuan gjithsej 188 raste apo 2.2 %, nga të cilat fatkeqësi 128 apo 68.1 %, vetëvrasje 41 apo 21.8 % dhe vrasje 19 apo 10.1 %.

Tek të gjitha vdekjet e dhunshme dominon mosha 20-49 vjeç si te meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Foshnjet e vdekura për vitin 2016 kan qenë 199, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.3 %. meshkuj 116 apo 58.3 %, femra 83 apo 41.7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera