Lajme

Hoxha: Deri në fund të vitit, lëvizja pa viza

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 05 May 2018

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, është optimiste se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit 2018-të.

Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka folur për takimin që për dy ditë me radhë patën me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se presin një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian.Hoxha tha se institucionet kanë bërë një punë të madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave por se lufta kundër këtyre dukurive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Por thotë se liberalizimi i vizave, lëvizja e lirë, është vetëm një segment nga e gjithë puna që duhet të bëhet për procesin e integrimit evropian.

-Advertisement-

Sipas saj, institucioneve u duhet një dinamikë e re me qëllim të përshpejtimit të implementimit të MSA-së, që është një marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën, për të avancuar pozitën drejtë statusit të kandidatit. Hoxha ka folur dhe për ngecjet në zbatimin e MSA-së, për të cilat tha se janë të shumta.

Sipas ministres Hoxha, duhet të ecim në reformat në sundimin e ligjit, ku në gjyqësor dhe prokurori, të kemi sa më tepër raste, ndërsa, rastet që kalojnë nëpër gjykata të shkurtohen.
Ajo në fund tha se të gjitha këto janë punë që duhet bërë nëse kemi konsensus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera