Sport

Alban Hyseni flet pas barazimit me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 02 May 2018

Gjilani ka barazuar 1:1 në ndeshjen me rivalin lokal, Dritën, por trajneri Alban Hyseni mendon se skuadra e tij ka merituar dhe ka pasur mundësi të marrë më shumë nga kjo ndeshje.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa rivali nuk pati raste deri në momentin e fundit të saj, kur ne e pësuar golin në mënyrë shumë naive.

Në pjesën e dytë nuk ishim aq të mirë, ndoshta ndikoi edhe ngarkesa, por kemi pasur edhe mungesë të lojtarëve. Po ashtu, mendoj se u dëmtuan nga gjyqtari, pasi për mendimin tim, lojtari i Dritës (Shabani) duhej të ndëshkohet me karton të kuq.

-Advertisement-

Sidoqoftë, ishte një derbi i zjarrtë dhe ne duhet të ruajmë këtë traditë”, ka thënë Hyseni për Super Sport. Në javën e ardhshme skuadra e tij është mysafire e Prishtinës. “Si në çdo ndeshje do të shkojmë për të dhënë maksimumin. Ne luajmë futboll dhe nuk bëjmë kalkulime”, ka shtuar Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera