Rozë

Akuzohej se ngushtoi belin, Luana Vjollca publikon fotografitë provokuese të shtatë viteve më parë

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 02 May 2018

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca është shumë e diskutuar në media për paraqitjen e saj.

Ajo nuk heziton që të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria e saj, gjersa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Shpesh është akuzuar në media për ndërhyrje, një ndër të përfolurat ka qenë edhe ngushtimi i belit.

-Advertisement-

Për ta dëshmuar se nuk e ka bërë një gjë të tillë, Vjollca vendosi që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi me bikini, të realizuar shtatë vite më parë.

Në mbishkrimin e njërës prej tyre, prezantuesja me ironi ka shkruar:“Shtatë vjet më parë. Si ishte muhabeti i belit dhe këtyre gjërave dmth”.

Foto: Luana Vjollca/InstaStory

Luana është njëra ndër femrat më atraktive të ekranit, ndërsa numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

E njëjta, ka premtuar se është angazhuar në punën për projektet e reja, ndërsa pret të nisë edhe sezonin e ri të emisionit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera