Lajme

Drejtuesit e KQZ-së pa mandat, kush po e shkel Kushtetutën?

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 26 April 2018

Tash e një muaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbetur pa zot shpije.

Kjo pasi kryesueses dhe anëtarëve të saj u ka skaduar mandati, shkruan Infokusi.com.

E vonimin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, e ka quajtur antikushtetuese.

-Advertisement-

‘Ky fenomen është antikushtetues dhe antiligjor por edhe brengosës së si është e mundur që duke përfshirë partitë politike, presidencën, sekretariatin dhe KQZ-në, të heshtin dhe neglizhojnë përgjegjësitë e tyre duke mos zbatuar mandatet kushtetuese dhe procedurat përkatëse ligjore dhe kushtetuese për zgjedhjen e anëtarëve të rinj te tyre’, ka thënë ai.

Baraliu për Infokusin ka thënë gjithashtu se në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjithë trupës udhëheqëse të KQZ duhet t’u vazhdohet mandati përkohësisht.

‘Në rast të mocionit të mosbesimit Qeveria shpërbëhet dhe brenda 45 ditëve duhet të shpallen zgjedhjet e reja dhe për aq kohë nuk ka mundësi të zbatohen procedurat por do të ketë improvizimi dhe do të bëhen me ushtrues detyre të kryesuesit dhe vazhdim për përkohshëm të mandatit për anëtarët e KQZ-së’, ka thënë ai.’

E eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka ka thënë për Infokusin se anëtarët e ri të KQZ-së është dashur të zgjedhën një muaj para skadimit të mandatit.

‘Është rregull e padiskutueshme që personat e emëruar me mandat kohor së paku 1 muaj para skadimit të mandatit të rizgjedhjen apo të emërohen. Në këtë rast 1 muaj më parë do të ishte dashur të hapen procedurat dhe të rizgjidhen anëtarët e rinj’,ka thënë ai.

Ndërsa për vazhdimin e mandatit në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Smaka ka thënë se nuk duhet aplikuar procedurat e përshpejtuara.

‘Te ne mund të ndodhë por nuk do të duhet kurseni të aplikoheshin procedura të përshpejtuara qoftë për vazhdimin e mandatit për anëtarëve të KQZ-së por duhet të zgjidhen ata që i plotësojnë kërkesat e konkursit publik’, ka thënë Smaka për Infokusin.

Infokusi gjatë ditës ka kontaktuar edhe disa nga ish-anëtarët e KQZ-së që përfaqësojnë partitë politike, shumica nga të cilat kanë deklaruar se janë në pritje të nominimeve që do ti bëjnë partitë.

E ndryshe nga to Vetëvendosje tashmë ka vendosur se nga kush do të përfaqësohet në KQZ.

Ish-anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi i kontaktuar nga Infoksi ka deklaruar se do të rikandidohet ndërsa veç tij VV do të ketë edhe një anëtar tjetër.

‘Tashmë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë nominimin e dy anëtarëve të  KQZ-së që do të përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje, njëri nga të cilët jam edhe unë. Procedura tashmë ka filluar edhe nga Presidenca. Në jemi në fazën e kompletimit të dokumentacioneve mbështetëse siç e parasheh ligji për zgjedhjet, si dhe të kërkuara edhe nga Presidenca dhe presim që shumë shpejt dhe brenda afatit të përcaktuar me ligj të konfirmohen si anëtarë të KQZ”, ka thënë Rrustemi.

Ai e ka quajtur papërgjegjësi të Presidentit vonesën e emërimit të anëtarëve të kryetarit të KQZ-së.

‘Është përgjegjësi kushtetuese e Presidentit, që të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve të pavarura. Veçmas mos emërimi i Kryetarit të KQZ-së, që është përgjegjësi ekskluzive e Presidentit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës. Por, njëjtë edhe mos inicimi i procedurës së emërimit të anëtarëve të KQZ-së është papërgjegjësi, përkundër që roli i Presidentit në emërimin e anëtarëve të KQZ-së është i kufizuar në konfirmimin formal të nominimeve të Subjekteve Politike’, ka thënë ai.

E  ish-anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se nuk do të rikandidohet.

‘Unë nuk jam kandidat për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’, ka thënë Gjoshi.

Edhe anëtari i AAK-së, Binak Vishaj ka thënë se ende nuk kanë vendosur se kush do ti përfaqësoj në KQZ.

‘Është partia ajo që e përzgjedhje se kush do ta përfaqësoj, ne ende nuk kemi mbajt mbledhje pasi ende nuk kemi marrë ftesë nga presidenti. Në momentin që do të marrin ftese do të dërgojmë edhe emrin’, ka thënë Vishaj.(Agnesa Citaku) /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera