Lajme

Protesta në Armeni, dhjetëra të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 21 April 2018

Ligjvënësi opozitar armen, Nikol Pashinian edhe njëherë ka refuzuar thirrjet e kryeministrit, Serzh Sarkisian për bisedime, në mënyrë që t’i jepet fund protesave kundër zgjedhjes së tij.
Protestat në Jerevan tashmë kanë hyrë në ditën e nëntë rresht.

Polia ka thënë se sot ka arrestuar 62 persona, që po protestonin në rrugët e kryeqytetit armen.

Përderisa protestuesit kanë marshuar dhe kanë brohoritur slogane, të tilla si “Merrni qëndrim, thuani jo Serzhit”, thirrjet e kryeministrit Sarkisian për dialog, duket se kanë hasur në vesh të shurdhër.

-Advertisement-

Protestuesit po kundërshtojnë ndryshimin e sistemit politik në vend, që i mundëson Sarkisian të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, edhe pas 10-vjet shërbimi në postin e presidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera