Detaje të reja për rrahjen në Mitrovicë
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 21 April 2018
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serbë, janë rrahur në orët e hershmet ë mëngjesit të sotëm mes veti në veri të Mitrovicës.
Përleshja mes viktimës Predrag Vukosavljeviq – Pexha, polic i Kosovës dhe kolegut të tij i cili nuk është identifikuar për redaksinë, ka ndodhur në kafiterinë e njohur “Djura Jaksic”, që gjendet në rrugën “Lole Ribara” në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Beism Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress së viktima – polici Vukosavljeviq – ka pësuar një thyerje të frakturës së hundës ndërsa rasti është cilësuar nga prokurori kujdestar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor.
“Me të marrë informacionin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe ky po bënë hetimet e nevojshme”, ka thënë Hoti pa dhënë detaje në lidhje me sulmuesin.
“Nuk mund të shpalos detaje tani sepse rasti është nën hetime. Të dy janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serbë që jetojnë në veri të Mitrovicës, por të dytë punojnë në regjione të ndryshme dhe jo në stacionin në veri”, ka treguar Hoti.
Ai po ashtu ka thënë se nuk janë të informuar nëse ka pasur përleshje të mëhershme mes këtyre pjesëtarëve dhe as nuk ka informacione për shkaqet e përleshjes mes tyre, apo nëse ata kanë qenë nën ndikim të alkoolit gjatë kohës sa kanë qenë në kafiterinë ku ka ndodhur rrahja mes tyre
Të tjera
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...