Lajme

Konsensusi për finalen e dialogut me Serbinë ende larg

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 21 April 2018

Opozita i ka dhënë përgjigje kërkesës publike të Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj që të mbërrihet konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë. Sipas saj, nuk mund të ketë konsensus për aq kohë sa vendi drejtohet nga një qeveri e pakicës, shkruan sot Koha Ditore.

Kabineti që e drejton Haradinaj ka humbur shumicën në Kuvend, prej rreth një muaji kur atë e braktisi Lista Serbe. Qeveria nuk ka reflektuar pas kësaj situate. Përkundrazi, ajo do që t’u japë rrugë edhe proceseve të mëdha, sikur është faza finale e dialogut me Serbinë.

Kësisoj, një ditë më parë e ka miratuar një Platformë referuar kësaj faze dialogu, e cila, mes tjerash, autorizon presidentin Hashim Thaçi t’i prijë procesit, dhe thekson se delegacioni i Kosovës do të krijohet “në koordinim me të gjithë spektrin politik, në respektim maksimal të unitetit politik në vend”.

-Advertisement-

Lidhja Demokratike është subjekt politik në opozitë, por ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Kjo parti ka qenë vazhdimisht pro procesit dialogues me fqinjin verior.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera