Lajme

Haradinaj: Konfirmimi për liberalizimin e vizave para pushimeve verore

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 20 April 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të propozohet planin veprues për t’i adresuar sfidat e dala nga raporti i progresit.

Haradinaj këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku ka theksuar se institucionet e vendit do të përballen me sfidat që ky raport i dedikon Kosovës.

“Ftesa për një seancë të shpejtë për raportin e Progresit, është gabim prej anës suaj, për shkak se një raport i tillë kërkon një analizë me serioze. Unë sot nuk po hy të flas për të arriturat (progresin), sepse kemi pas rast me i dëgju. Por, po flas për sfidat që do të përballemi ne nga ky raport. Përfshihemi të gjithë dy qeveritë, që kanë punuar këto dy vjet, pozitë- opozitë“, tha ai.

-Advertisement-

Haradinaj ka theksuar se Qeveria ka nxjerrë dy dokumente nga raporti i Komisionit të Evropës (KE) për Kosovën, njëra është përmbledhje e raportit dhe tjetra analizë mbi sfidat e Kosovës.

“Qeveria ka nxjerr dy dokumente: përmbledhje për raportin dhe analizë ku i kemi nxjerr sfidat. Në disa raste ka progres më shumë e në disa raste ka sfida më shumë. Nuk i ikim parlamentit. Nuk jemi në shtëpi sikurse është thënë. Seanca është kërkuar nga dje për sot, e qeveria ka megjithatë obligime që i merr. Shembull, unë tash vij nga një takim të një delegacionit të NATO-s për ushtrinë tonë. Janë tema të dakorduara muaj përpara”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu theksoi se liberalizmi i vizave do të ndodh.

“Liberalizimi i vizave është vendos ajo temë. Nuk është përfshirë në raport, se vet karakteri i raportit ka dedikim të caktuar. Është një arritur e madhe, fakti se i është rekomanduar hapja e negociatave dy fqinjëve tanë, sidomos për Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Jam i bindur që ajo që na intereson ne shumë dhe që është Liberalizimi i cili do të ndodh, unë mendoj që para pushimit të verës do të na konfirmohet”, ka potencuar ai.

Kryeministri Haradinaj tha se progresi i arritur i ka ndjeshmëritë e veta, mirëpo Kosova nuk ka dilema në përcaktimin e vet.

“Sfidat që i ka vendi jonë, disa janë rajonale, disa janë me Serbinë, etj. Disa raste lavdërohem që është progres, por nuk na pëlqen as progresin që kemi arrit se i ka ndjeshmëritë e veta, mirëpo Kosova nuk ka dilema në përcaktimin e vet evropian dhe euro-atlantik dhe do ta vazhdojmë këtë rrugë”, tha ndër të tjera ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera