Lajme

Konjufca: ‘I dobët’, fjala më e përdorur në raport të KE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 20 April 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca në seancën e sotme ka thënë se fjalët më të përdorura në Raportin e Progresit janë ‘i dobët’ dhe ‘janë hapat e tyre të parë’, shkruan Infokusi.com

‘Duke lexuar këtë raport u mundova ti shquaj fjalët më të përdorura dhe kam vërejtur dy terme që përdorën më së shumti në këtë raport. Është termi ‘janë hapat e tyre të parë’ që nënkupton se këto procese pothuajse nuk ekzistojnë dhe termi i dytë është ‘i dobët’ që përdorën më shumë fusha duke filluar nga arsimi e deri të mbikëqyrja që e ka parlamenti mbi qeverinë’, ka thënë Konjuca.

Lexo edhe: Raporti i KE-së: Kosova asnjë përparim për mbrojtjen e ajrit

-Advertisement-

Ai ka cituar disa pjesë të raportit të progresit, në fushën e arsimit thuhet se nuk ka progres, nuk ka progres as në çështjet e mjedisit, në kuvend shumë ligje kalohen me proceduara dhe pa debat duke përfshirë edhe buxhetin, Parlamenti nuk arrin ta mbikëqyrë Qeverinë, financimi i partive politike është jOtransparent, zyrtarët politikë nuk e deklarojnë pasurinë e tyre.

Lexo edhe:  Raporti i Progresit: Ekonomia e zezë kaplon Kosovën

Kujtojmë që në fillim të kësaj jave kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Europian nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera