Lajme

BE-ja kërkon përmirësimin e cilësisë në arsim

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 20 April 2018

Kosova ka nevojë për arsim cilësor pasi shumica e popullatës këtu është e përbërë nga të rinjtë nën 25 vjeç, ka thënë të enjten në një konferencë të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përfaqësuesi i kësaj zyre, Riccardo Serri, shkruan sot Koha Ditore.

Në konferencën me titull “Etika, Transparenca dhe Integriteti në Arsimin e Lartë”, Serri ka thënë se arsimi ka qenë dhe është prioritet për Bashkimin Evropian.

Për këtë ka thënë se pret që në muajt dhe vitet e ardhshme arsimit në Kosovë t’i kushtohet prioritet më i madh dhe të jetë pjesë e agjendës evropiane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera