Sport

“Rusi 2018”, mbi 2.2 milionë bileta të shitura

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 19 April 2018

Stadiumet që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës në Rusi në këtë vit duket se i kanë të plotësuar vendet e tyre, kjo të paktën në aspektin virtual.

Shefi i Departamentit të shitjes së Biletave, Falk Eller në FIFA konfirmoi se deri ditën e mërkurë janë shitur mbi 2.2 milionë bileta të evenimentit. Eller deklaroi se shumica e këtyre biletave janë shitur nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të FIFA dhe se 53% e këtyre biletave janë blerë nga tifozë të huaj dhe interesin më të madh e kanë shfaqur tifozët nga SHBA, Brazili dhe Kolumbia.

Ndërkaq, ditën e mërkurë nisi edhe faza e fundit e shitjes së biletave, sigurisht nëpërmjet faqes së internetit të federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Sipas këtij organizmi e gjithë kjo bëhet për të siguruar mundësi të barabarta për tifozët nga e gjithë bota.

-Advertisement-

Në të njëjtën kohë, FIFA bëri të ditur se që nga dita e mërkurë, ka nisur funksionimin platforma për rishitjen e rregullt të biletave të botërorit.

Kjo platformë do të jetë e dobishme për shembull për ata persona që kanë mundur të sigurojnë biletat e tyre prej 6 muajsh, por që për rrethana të ndryshme nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e botërorit.

Në raste të tilla është e nevojshme që të bëhet një ndryshim i emrit në biletat në mënyrë që një person tjetër të hyjë pa probleme në stadium. Në të njëjtën kohë, biletat mund të kthehen nga personat që i kanë në këmbim të rimbursimit, për t’u rishitur më pas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera