Hoxhaj: Raporti i BE-së, pozitiv për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 16 April 2018
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur rreth raportit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të publikohet nesër.
Duke folur rreth kësaj teme, Hoxhaj në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, theksoi se ajo çfarë thuhet në këtë raport është një lajm i mirë dhe një vlerësim i mirë për Kosovën.
“Sa i takon liberalizimit të vizave vlerësohet si një zhvillim pozitiv pas shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, si dhe progresi që ka bërë Kosova në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raport këto dy kritere vlerësohen me një notë pozitive”, ka thënë Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka shtuar se beson që Komisioni Evropian mund të dalë me një rekomandim edhe më të prerë për çështjen e vizave për Kosovën.
“Ajo se çfarë thuhet në raport është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës dhe tash e tutje mbetet që ne të punojmë me shtetet anëtare të BE-së”, u shpreh Hoxhaj.
Hoxhaj më tej ka shpjeguar procedurat e votimit që bëhen nga ministrat e brendshëm dhe drejtësisë të BE-së.
“Takimi i radhës në mes ministrave të brendshëm dhe drejtësisë së BE-së që Kosova të futet në agjendë mund të jetë diku në qershor por ende nuk ka ndonjë datë publike.
Sipas procedurës Komisioni Evropian del me rekomandim të prerë që ka të bëjë vetëm me liberalizimin e vizave, pastaj një Komisionin i Parlamentit Evropian ku pjesë është edhe Tanja Fajon po ashtu duhet të japë një rekomandim pozitivë, dhe pas kësaj Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian hynë një lloj trialogu dhe dalin me një qasje të qartë se si ti qasen procesit të liberalizimit të vizave dhe në fund Këshilli Evropian i cili përbëhet nga ministrat e brendshëm dhe ministrat e drejtësisë duhet të marrin në fund një vendim.
Dhe ajo çka parashihet në këtë procedurë është që kërkohet një votë e kualifikuar dhe vota e kualifikuar është 55% e cila nëse zbërthehet në numrat e shteteve anëtare i bie diku 65% të popullatës që ka Bashkimi Evropian dhe në këtë rast, Spanja nuk do të duhej të paraqiste problem”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka treguar se pas liberalizimit të vizave qytetarët e Kosovës nuk do ta kenë problem të udhëtojnë drejt vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën si Spanja, Greqia,Sllovakia, Qipro etj.
Hoxhaj ka shprehur bindjen se deri në vjeshtën e këtij viti do të përfundoj ky proces dhe pastaj qytetarët të udhëtojnë lirshëm pa viza në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2019.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...